Prezantimi i aktivitetit
Objektivat:
- Të verifikohet aftësia e tyre për të kontrolluar shpejt një informacion të dyshimtë.
- Të identifikojnë informacionet që duhet të verifikohen
- Të njihen me hapat e verifikimit të një informacioni ose burimi.
Gara drejt dezinformimit është një aktivitet nxitës sepse përbën një lojë shpejtësie dhe i vë të rinjtë në garë me njëri-tjetrin.
Lehtësisht e realizueshme, ajo u mundëson atyre të kuptojnë thjeshtësinë e zbatimit të masave të verifikimit të informacionit.
Zhvillimi i aktivitetit
- Formoni grupe prej 3 deri në 4 pjesëmarrësish.
- Kërkojuni pjesëmarrësve të shfletojnë rrjetet e tyre sociale derisa të gjejnë një informacion që duhet të verifikohet.
- Kërkojuni atyre të diskutojnë më pas masat që duhen marrë
- Pastaj shihni kush është më i shpejti për të verifikuar informacionin
Konteksti Ballkanik
Për këtë aktivitet, referojuni fletës tematike “Media të pavarura” që sqaron kontekstin botëror të shfaqjes së lajmeve të rreme, duke ofruar një gamë mediash të pavarura.


