Aftësitë për t’u fituar
- Jam i aftë të tregoj shpirt kritik
- E kam kuptuar qasjen gazetarishtare që konsiston kryesisht në verifikimin e informacionit
- E kam kuptuar rëndësinë e validimit të burimeve
- E kam kuptuar nocionin e “infox” dhe rëndësinë e saj në edukimin mediatik
- Jam i aftë të shmang kurthet e dezinformimit
- I njoh hapat e ndryshëm të “fact checking”-ut
Pyetësor për vlerësimin e nxënësve
Q1 : Të tregosh “shpirt kritik” do të thotë :
- A : Të kritikosh gazetarët që nuk respektojnë rregullat etike të profesionit
- B : Të mos besosh informacionet që qarkullojnë në mediat tradicionale
- C : Të mos besosh informacionet që qarkullojnë në internet dhe rrjete sociale
- D : Të jesh i aftë të arsyetosh në mënyrë të pavarur, racionale dhe të vetëdijshme përballë një informacioni, duke marrë parasysh edhe qëllimet e autorit
Q2 : Reagimet e duhura përballë një informacioni janë :
- A : Të verifikosh burimet, të ndash faktet reale nga interpretimet e ngjarjeve, të krahasosh interpretimet dhe t’i hierarkizosh duke favorizuar ato që mbështeten në eksperiencë dhe kërkime, krahasuar me hipotezat dhe besimet.
- B : Të verifikosh burimet, të analizosh interpretimet, t’i validosh ato nga një person i tretë, të përpiqesh të kuptosh çfarë fshihet pas këtij informacioni, të favorizosh interpretimet që bazohen mbi hipoteza dhe besime.
- C : Të verifikosh burimet, të bësh një kërkim mbi autorin, numrin e artikujve që ka shkruar mbi temën, numrin e ndjekësve në rrjete sociale përpara se të validosh hipotezën e tij.
- D : Të dyshosh për saktësinë dhe qëllimet e autorit, edhe nëse mbështetet në eksperiencë dhe kërkime.
Q3 : Për të validuar një burim, mjafton :
- A : Të sigurohesh që nuk vjen nga rrjetet sociale
- B : Të njohësh autorin e informacionit dhe t’i japësh atij besim
- C : Të gjesh prej nga vjen informacioni fillimisht, të verifikosh që është një person ose strukturë eksperte mbi temën, pastaj ta kryqëzosh
- D : Të sigurohesh që shpërndahet në mediat tradicionale
Q4 : Nocionet e “infox”, informacion i rremë ose fake news përshkruajnë informacione :
- A : Që nuk përputhen me besimet e përgjithshme të qytetarëve dhe që krijojnë probleme në debatin publik
- B : Të fabrikuara, të falsifikuara ose të shtrembëruara, të shpërndara qëllimisht nga individë, me synimin për të manipuluar qytetarët
- C : Që nuk mund të verifikohen pavarësisht vërtetësisë së tyre
- D : Që shpërndahen me shumë shpejtësi nga përdoruesit
Q5 : Për të shmangur kurthet e dezinformimit, duhet :
- A : Të lejosh të qarkullojë çdo lloj informacioni dhe t’u mundësosh të rinjve të mprehin shpirtin kritik
- B : Të mbash përgjegjëse platformat dhe “gjigantët e internetit”
- C : Të kufizosh lirinë e shprehjes në internet dhe punën e gazetarëve
- D : Të përgatitësh popullsinë të përballet gjithnjë e më shpesh me informacionet e rreme duke ofruar trajnime në edukimin mediatik
Q6 : Nëse falë fact checking-ut, mediat luftojnë kundër qarkullimit të informacioneve të rreme, duhet të mbetemi të kujdesshëm sepse :
- A : Disa çështje nuk mund të zgjidhen me një fact checking të thjeshtë, si çështjet politike, të opinionit ose morale
- B : Mediat mund, përmes këtij ushtrimi, të shpërndajnë të tjera fake news
- C : Gazetarët nuk janë në gjendje të verifikojnë të gjitha informacionet
- D : Mediat gjithmonë motivohen nga objektiva financiarë, gjë që ndikon domosdoshmërisht në gjykimin e tyre
Korrigjimi i pyetësorit
- Q1 : D
- Q2 : A
- Q3 : C
- Q4 : B
- Q5 : B, D
- Q6 : A


