Aftësitë për t’u fituar

  • Jam i aftë të dalloj mediat tradicionale nga mediat e reja
  • Kam kuptuar se si mediat sociale po e transformojnë peizazhin mediatik
  • Kam kuptuar rreziqet dhe mundësitë e “gazetarisë qytetare” dhe përdorimit të internetit nga të rinjtë
  • Jam i vetëdijshëm për ndikimin e algoritmeve në mënyrën tonë të lundrimit në internet
  • Kam kuptuar se si funksionojnë “flluskat e filtrit” dhe di të adoptoj zakone të shfletimit për t’i kundërshtuar ato

Pyetësor vlerësimi për nxënësit

Q1 : Ndër mediat tradicionale, gjenden :

  • A : Facebook, Instagram, Tiktok
  • B : Televizioni
  • C : Twitter
  • D : Radioja

Q2 : Rrjetet sociale dallohen nga mediat tradicionale për shkak të :

  • A : Logjikës së bashkëpunimit që i përcakton ato
  • B : Seriozitetit dhe profesionalizmit të përdoruesve të tyre
  • C : Karakterit interaktiv të funksionimit të tyre
  • D : Aftësisë së tyre për të shpërndarë informacion cilësor tek një numër i madh njerëzish

Q3 : Koncepti i “gazetarisë qytetare” i referohet :

  • A : Një praktike që e bën çdo përdorues të mediave sociale një prodhues informacioni potencial.
  • B : Përgjegjësisë që tregojnë përdoruesit e rrjeteve sociale në çdo rrethanë
  • C : Rëndësisë së formimit të gazetarëve mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit
  • D : Trajnimit gazetaresk që u ofrohet çdo përdoruesi të rrjeteve sociale

Q4 : Gjigantët e internetit përdorin algoritme për të :

  • A : Propozuar përmbajtjen më të përshtatshme për çdo përdorues
  • B : Numëruar klikimet, pëlqimet dhe blerjet e kryera nga përdoruesit
  • C : Verifikuar informacionet që qarkullojnë në rrjetet sociale
  • D : Ndikuar sjelljet e përdoruesve për qëllime tregtare

Q5 : Kur një përdorues gjendet në një “flluskë filtri” kjo do të thotë :

  • A : Se ai mund të ketë akses në një numër të madh filtrash për të përmirësuar fotot dhe videot e tij
  • B : Se ai sheh vetëm faqe që përmbajnë “lajme të rreme”
  • C : Se ai ka akses vetëm në një lloj informacioni për shkak të algoritmeve të vendosura nga gjigantët e internetit
  • D : Se ai kalon shumë kohë në internet

Q6 : Premtimi fillestar i internetit ishte :

  • A : T’u ofronte përdoruesve akses në përmbajtje të personalizuara
  • B : Të nxiste emancipimin dhe lirinë e përdoruesve të tij
  • C : T’u mundësonte përdoruesve të kenë akses në produkte të rinj përmes reklamave
  • D : T’i izolonte përdoruesit dhe të testonte shpirtin e tyre kritik

Korigjimi i pyetësorit

  • Q1 : B, C
  • Q2 : A, C
  • Q3 : D
  • Q4 : A
  • Q5 : C
  • Q6 : B