Prezantimi i aktivitetit
Reja e fjalëve është një ushtrim bashkëpunues ku të rinjtë ftohen, duke filluar nga fjala “media” e shkruar në tabelë, të shpalosin njohuritë e tyre për botën mediatike dhe t’i ndajnë ato së bashku.
Ky ushtrim u mundëson pjesëmarrësve të prezantojnë aktorët kryesorë të mediave ballkanike në mënyrë të qartë dhe të organizuar duke theksuar dallimet e tyre.
Ky ushtrim është gjithashtu një rast për kujdestarët të vëzhgojnë praktikën mediatike të publikut të synuar (çfarë lloj mediash përdorin ata? ku informohen?) dhe kështu të drejtojnë zhvillimin e punëtorisë në përputhje me praktikat dhe mendimet e tyre. Kërkohet të saktësohen ose të argumentohen përgjigjet ose t’i inkurajojnë ata të japin mendimet e tyre për të thelluar disa tema.
Zhvillimi i aktivitetit
Konteksti ballkanik
Për këtë aktivitet, referojuni fletës tematike “Mediet e Pavarura” në seksionin “informohu” të faqes sonë pedagogjike (LINK). Mësuesi ka kështu në dispozicion mediat kryesore të referencës që strukturojnë peizazhin mediatik të Ballkanit.


