Prezantimi i aktivitetit

Për të prezantuar një seancë të punëtorisë për shembull, mund të jetë interesante t’u kërkohet pjesëmarrësve të rikthejnë një informacion ose një ngjarje që i ka shënuar kohët e fundit në aktualitet, gjë që do të lejojë diskutimin së bashku.

Duke marrë shembuj konkretë dhe aktualë, përmbledhja e shtypit në fillim të seancës është një ushtrim i mirë për të vënë në praktikë objektivat e punëtorisë dhe paraqet shumë përfitime.

Ky ushtrim lejon që të:

Forcojë dimensionin e shkëmbimit dhe bashkë-ndërtimit të punëtorisë duke nxitur pjesëmarrësit të marrin fjalën mbi tema aktuale, gjë që nxit pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre.

– Të integrohen ose të ripërdoren nocione teorike të studiuara më parë përmes aktualitetit (kujtohet përkufizimi i një informacioni, diferenca midis një informacioni dhe një opinioni, vigjilenca ndaj natyrës së burimit, kujtimi i refleksit natyror që konsiston ndonjëherë në preferimin e një informacioni sensacional dhe/ose pranë nesh).

– Informojë mbi praktikën mediatike të të rinjve dhe marrëdhënien e tyre me informacionin. Shpesh vërehet se rrjetet sociale përbëjnë burimin e tyre kryesor të informacionit (SnapChat dhe Instagram zakonisht përmenden). Ky ushtrim mund të jetë një rast për t’i inkurajuar ata të konsultojnë burime të tjera informacioni ku aktualiteti paraqitet ndryshe, më i thelluar, si për shembull faqet e fact-checking që mund të ndiqen në disa rrjete sociale.

Zhvillimi i aktivitetit

  1. Çdo nxënës merr 5 minuta për të kërkuar, në telefonin e tij, një informacion ose një ngjarje të shpërndarë në aktualitet që e ka shënuar.
  2. Çdo nxënës rikthen këtë informacion para grupit.
  3. Nxënësi jep burimin e informacionit (Ku e ka hasur për herë të parë këtë informacion?).
  4. Interesi i tij për informacionin (Pse e ka mbajtur mend?).
  5. Vendosja në perspektivë nga trajneri/ja.

Konteksti Ballkanik

Për këtë aktivitet, referojuni fletëve “Infox” në seksionin “Informohu” të faqes sonë pedagogjike. Mësuesi ka kështu shembuj konkretë të lajmeve të rreme që janë besuar dhe shpërndarë nga qytetarët në Ballkan.