Prezantimi i aktivitetit

Në këtë ushtrim, praktikantët trajtojnë temën e mediave qytetare. Ata udhëzohen të kuptojnë vetë – por gjithmonë nën mbikëqyrjen e trajnerëve – dallimet dhe ngjashmëritë midis një media tradicionale dhe një media qytetare. Për këtë ata duhet të krahasojnë në grupe disa lloje mediash.

Çdo grup duhet të lexojë dhe analizojë një media që trajnerët do t’ua ofrojnë (një gazetë e përditshme ose një lidhje interneti për një edicion lajmesh, një faqe interneti, një blog, etj.). Nëse grupit të parë i jepet një media tradicionale (p.sh. një gazetë), grupi i dytë do të analizojë një media qytetare (p.sh. një blog).

Praktikantët kanë të drejtë të bëjnë kërkime të shpejta në internet përmes kompjuterëve (por edhe përmes smartphone-ve të tyre).

Qëllimi i ushtrimit është që dy grupet të bashkëpunojnë duke u përpjekur të prodhojnë vetë një përkufizim të medias qytetare.

Më pas trajnerët mund të hyjnë më thellë në temën e mediave qytetare dhe ndikimin e tyre në botën e informacionit.

Zhvillimi i aktivitetit

  1. Përgatitja e sallës: Ndarja e pjesëmarrësve në grupe në kompjuterë
  2. Praktikantët duhet të analizojnë median e ofruar (një gazetë e shkruar; një edicion lajmesh, një faqe informacioni, një blog, etj.)
  3. Praktikantët u përgjigjen disa pyetjeve

Shembull: «përshkruani median: a janë nënshkruar artikujt? Nga kush? Çfarë informacionesh gjenden aty? Si trajtohen ato? Cilat informacione trajtohen me prioritet? A ka reklama? Cilat? Si trajtohen informacionet (analizoni titujt, tekstet, imazhet, etj.)?

  1. Prezantimi kolektiv i elementeve të vërejtura dhe krijimi i një përkufizimi të përbashkët nga propozimet e praktikantëve. Përgjigjet e pyetjeve çojnë trajnerin të flasë për “median qytetare”.

Shënim – Përkufizim: Bëhet fjalë për media, pra për mjete (radio, TV, internet, etj.) përmes të cilave përcillen informacione te një publik i gjerë. Paralelisht përdoret mbiemri «qytetar», sepse autorët e këtyre artikujve dhe hetimeve nuk janë gazetarë profesionistë por qytetarë të zakonshëm që synojnë të nxisin debate mbi çështje specifike ose probleme që prekin tërë shoqërinë.

Përshtatja e aktivitetit online

  1. Trajneri dërgon një lidhje ZOOM (ose të një platforme tjetër) te të rinjtë
  2. Pasi mblidhen të rinjtë, ai i ndan në “grupe virtuale” dhe u cakton media për të dekoduar (duke u dërguar një lidhje interneti).
  3. Të rinjtë mund të diskutojnë përmes sistemit të “dhomave të ndara” të mundshme, për shembull, në platformën e videokonferencës ZOOM.
  4. Trajneri dërgon lidhjen e pyetësorit (të cilin mund ta krijojë online, për shembull në faqen https://www.dragnsurvey.com/en). Të rinjtë i përgjigjen, në grupe, pyetësorit.
  5. Prezantimi do të organizohet përmes platformës së konferencës në distancë. Trajneri mund të përdorë një faqe me “post it online” për të rikrijuar efektin e tabelës (p.sh. https://note.ly/), dhe më pas të udhëheqë debatin.