Prezantimi i aktivitetit
Mini Kuizi është një mjet i të mësuarit përmes lojës – nuk bëhet fjalë për një vlerësim. Ushtrimi duhet të shoqërohet, të paktën pjesërisht, me pyetje të thjeshta dhe të qasshme për të forcuar tek të rinjtë aftësinë për t’u marrë me temën dhe për të nxitur më shumë angazhimin e tyre.
Mini Kuizi “Rrjetet sociale, ku jeni ju ?” është një ushtrim argëtues dhe bashkëpunues ku të rinjtë ftohen të përgjigjen në pyetje mbi rreziqet që lidhen me përdorimin e përditshëm të rrjeteve sociale.
Ky ushtrim u mundëson pjesëmarrësve:
- Të ndërgjegjësohen për cenueshmërinë e përdoruesve të internetit (veçanërisht më të rinjtë) dhe refleksin që duhet adoptuar për të përdorur rrjetet sociale në kushte sa më të mira.
- Të vëzhgojnë njohuritë e të rinjve mbi temën dhe kështu të drejtojnë zhvillimin e punëtorisë në varësi të praktikave dhe opinioneve të tyre. Kërkohet të saktësohen ose të argumentohen përgjigjet, si dhe të inkurajohen të rinjtë të japin mendimet e tyre për të thelluar disa tema.
Objektivat :
- T’u mundësohet nxënësve të ushtrojnë qytetarinë e tyre në një shoqëri informacioni dhe komunikimi
- Të formohen “cyberqytetarë” aktivë, të ndriçuar dhe përgjegjës.
- Të bëhen të rinjtë më përgjegjës në përdorimet e tyre digjitale
Zhvillimi i aktivitetit
- Duke u nisur nga lista e pyetjeve dhe përgjigjeve të mëposhtme, formatori përgatit një mini kuiz. (Formatori mund të krijojë gjithashtu pyetje/përgjigje plotësuese duke përdorur fletën pedagogjike 6)
- Formatori ndan pjesëmarrësit në grupe prej 4 deri në 5 persona
- Prezantuar në formë pyetjesh me alternativa, çdo grup duhet të përgjigjet kolektivisht në kuiz.
- Për çdo përgjigje të dhënë, formatori u kërkon ekipeve të justifikojnë shkurtimisht dhe gojarisht zgjedhjen e tyre.
- Formatori zbulon përgjigjen e saktë. Më pas shënon pikët e fituara nga secila skuadër (të përsëritet në çdo pyetje duke llogaritur 1 pikë për çdo përgjigje të saktë).
Disa pyetje (dhe përgjigjet e tyre):
1- Cilat janë tre rrjetet sociale të komunikimit më të përdorura nga 13-17 vjeçarët në botë? (Ju lutemi zgjidhni 3 përgjigje të sakta)
- Snapchat
- Tik Tok
Përgjigje :
I pari është Snapchat (84 %) – 2: Instagram (72%) – 3: Facebook (38%) – 4: Twitter (30%) – 5: Tik Tok (13%). Nëse Snapchat është rrjeti më i përdorur nga të rinjtë… të tjerët megjithatë nuk janë braktisur!
2 – Profili im në internet është…
- Fotoja ime
- Emri im, mbiemri im dhe pseudonimi
- Të gjitha informacionet që më përkasin
Përgjigje :
Profili im në internet është të gjitha informacionet që më përkasin – Secili duhet tani të menaxhojë një identitet digjital të përbërë nga informacionet dhe kontributet që ai ose ajo lë në internet – Për shembull, të zgjedhë me kujdes informacionet e profilit për t’u përshkruar dhe për të krijuar një imazh pozitiv te të tjerët – Identiteti digjital është: kush jemi, kë njohim, çfarë bëjmë, ku jemi,… dhe shumë më tepër informacione!
3. Fshirja e llogarisë Facebook është e menjëhershme :
- E vërtetë
- E gabuar
Përgjigje :
E gabuar. Ajo çaktivizohet, por nuk fshihet! Facebook nuk ju lë aq lehtë. Për një periudhë kohe, llogaria mbetet aktive. Shihni kushtet e përdorimit të Facebook për të mësuar më shumë.
4. E-reputacioni është… (Ju lutem zgjidhni 2 përgjigje të sakta)
- Ajo që do të doja të thuhej për mua
- Ajo që motorët e kërkimit shfaqin për mua
- Ajo që unë publikoj, pëlqej, komentoj, etj.
- Komentet negative për mua
Përgjigje :
- Ajo që motorët e kërkimit shfaqin për mua
- Ajo që unë publikoj, pëlqej, komentoj, etj.
E-reputacioni është një pjesë e madhe e identitetit digjital. Njohja e e-reputacionit do të thotë të njohim imazhin që përcjellim, të dimë çfarë thuhet për ne nga të tjerët. Procesi është të kërkosh emrin tënd në motorët e kërkimit dhe të shohësh rezultatet. Një pjesë e informacionit të gjetur është e rëndësishme sepse është e vështirë të kontrollohet. Shpesh rezultatet e para mbi emrin tuaj nuk do të jenë rrjetet tuaja sociale, por artikuj që flasin për ju.
5. Çfarë moshe duhet të kemi për t’u regjistruar në Facebook?
- Nuk ka kufi moshe
- Duhet të jesh 13 vjeç
- Duhet të jesh 16 vjeç
Përgjigje :
Për t’u regjistruar në Facebook, duhet të jesh 13 vjeç. Facebook zbaton ligjin amerikan me ligjin COPPA (Children’s Online Privacy Protection Act) që ndalon faqet të mbledhin të dhëna nga fëmijët nën 13 vjeç, pa pëlqimin prindëror. Dhe pikërisht mbledhja e të dhënave është ajo që intereson Facebook!


