Prezantimi i aktivitetit
Objektivat :
- Të japë një metodologji të analizës së informacionit që i lejon të rinjve të vlerësojnë përmbajtjen e një artikulli ose publikimi
- Të nxisë pjesëmarrësit të përdorin rregullat e gazetarisë
- Të zhvillojnë mendimin kritik duke i ftuar të pyesin mbi informacionet e marra
Përkufizimi : Rregulli i 5 W-ve është një qasje gazetareske, që i lejon gazetarët të strukturojnë fjalët e tyre në mënyrë që informacionet përkatëse të kuptohen mirë nga publiku. Ajo i përgjigjet pyetjeve bazë të një informacioni :
Who ? (Kush ?)
Where ? (Ku ?)
When ? (Kur ?)
Why ? (Pse ?)
What ? (Për çfarë bëhet fjalë)
Kjo qasje hyn në një trajtim kritik dhe metodik të informacionit, gjë që lejon të jepet një kuadër për pranimin e informacionit. Është pra e dobishme që pjesëmarrësit të mund të identifikojnë informacionet përkatëse të një artikulli ose publikimi në rrjetet sociale.
Zhvillimi i aktivitetit
- Zgjidhni një artikull mbi një informacion ose një fakt aktual lokal, subjekt i thashethemeve ose dezinformimit
- Vendosini pjesëmarrësit në grupe prej 2 personash, dhe u paraqisni artikullin ose publikimin në fjalë
- Në një fletë më vete (ose kompjuter) pjesëmarrësit u përgjigjen 5 W-ve duke i zhvilluar sa më shumë të jetë e mundur, dhe nëse është e nevojshme duke kërkuar informacionet në burimet e cituara në artikull.
- Krahasoni përgjigjet e marra për secilin « W », duke bërë një korrigjim grupi dhe duke afishuar zgjidhjen në dërrasë.
- Kthim te ushtrimi dhe diskutime mbi rëndësinë e zbatimit të kësaj metode në përditshmëri.
Përshtatja e aktivitetit online
Në një Google Drive, dërgo lidhjen e artikullit tek pjesëmarrësit dhe kërkojuni të përgjigjen në pyetjet e 5W-ve.


